Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dardan Krasniqi: Po flitet për 250 mijë euro, por heshtet për mbi 2 milionë euro të Vetëvendosjes

Dardan Krasniqi: Po flitet për 250 mijë euro, por heshtet për mbi 2 milionë euro të Vetëvendosjes

Dardan Krasniqi ka reaguar ndaj pretendimeve se një kandidate për deputete ka shpenzuar 250 mijë euro për fushatën e saj zgjedhore, duke thënë se reagimet për këtë çështje janë të kuptueshme, por se po anashkalohet debati për shpenzimet e partive politike.

Sipas tij, vëmendja duhet të përqendrohet edhe te shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatave zgjedhore. Krasniqi ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me përdorimin e mjeteve publike, automjeteve zyrtare, punësimet gjatë fushatës dhe raportet me mediat e analistët.

Ai ka përmendur edhe shifra që, sipas tij, figurojnë në raportet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e shkurtit 2025, duke theksuar se vetëm sipas këtyre të dhënave janë shpenzuar mbi 2 milionë euro.

Krasniqi ka renditur edhe disa media dhe kompani mediale, duke pretenduar se kanë përfituar mjete financiare gjatë fushatës, ndërsa ka bërë thirrje që debati publik të mos fokusohet vetëm te kandidatët individualë, por edhe te shpenzimet e partive politike në tërësi.

Në fund, ai ka kritikuar ashpër atë që e quan standard i dyfishtë në trajtimin e shpenzimeve zgjedhore, duke kërkuar transparencë të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në procesin politik.