Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri i PDK-së i reagon VV-së për videon e fundit: Pushteti i Kurtit në gjendje të mjerueshme, fatkeqësi për vendin

Tahiri i PDK-së i reagon VV-së për videon e fundit: Pushteti i Kurtit në gjendje të mjerueshme, fatkeqësi për vendin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pas videos së fundit të VV-së ku ish-qeveritarët akuzohen për vjedhje e zhvatje të Kosovës.

Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, VV-ja është në gjendje të mjerueshme poltike pasi po merret me video të tilla.

Ai shton se kjo gjendje është fatkeqësi për vendin, teksa thotë se pushteti i Kurti është në gjendjen dëshpëruese dhe të pashpresë.

“Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, shkruan Tahiri.

/TV Arbëria