Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Afrim Kasolli ngre dyshime për ndikimin e parave dhe analistëve në fushatën zgjedhore

Afrim Kasolli ngre dyshime për ndikimin e parave dhe analistëve në fushatën zgjedhore

Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Leart Hoxha, i cili pretendoi se një kandidate për deputete ka shpenzuar deri në 250 mijë euro për reklamim gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Kasollit, që nga publikimi i kësaj deklarate kanë qarkulluar spekulime të shumta në rrjetet sociale lidhur me identitetin e kandidates në fjalë. Ai thotë se një nga emrat që po përmendet është ai i Alisa Jakupit, por shton se nuk mund as ta pohojë dhe as ta mohojë një gjë të tillë.

Kasolli tregon se, i nxitur nga kureshtja për kandidaten, kishte hasur në një deklaratë publike të analistes Zana Avdiu, e cila kishte bërë thirrje që ajo të mbështetej nga qytetarët, duke vlerësuar fokusin e saj në rini, punësim dhe arsim.

Megjithatë, Kasolli thekson se nuk mund të dijë nëse një mbështetje e tillë ka ardhur vetëm si rezultat i bindjeve personale apo për arsye të tjera.

Ai përmend edhe deklaratat e gazetarit dhe analistit Lirim Mehmetaj, i cili kishte paralajmëruar kandidatët për deputetë që të mos besojnë se promovimi nga gazetarët apo analistët në studio televizive është garanci për sigurimin e votave.