Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse u tkurr PDK-ja?

Pse u tkurr PDK-ja?

Shkruan: Afrim Kasolli

Zgjedhjet e 7 qershorit e dëshmuan katërçipèrisht një fakt të pamohueshëm, tkurrjen elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me zgjedhjet 28 dhjetorit.

Por po ashtu, këto zgjedhje treguan se nga subjeket opozitare të deri djeshme, Partia Demokratike e Kosovës më së shumti u dëmtua elektroalisht. E njëjta sipas rezultateve të deri tanishme i ka humbur thuajse deri në 50 mijë vota, në raport me disa procese zgjedhore.

Një dëshmi kjo, se tashmë as kjo parti nuk e ka lluksin ta trajtojë mbështetjen nga baza e saj elektorale tradicionale si të dhënë njëherë e përgjithmonë, dhe se pavarësisht asaj që ndodh me të, ajo do ta këtë mbështetjen e pa rezervë të tyre. Përkundrazi, nëse e njëjta nuk e ndërron qasjen e saj vepruese, me këtë ritëm të rënies shumë shpejt mund ta shoh veten të arkivuar në “muzeun e vjetërsirave historike”.

Me këtë rast, janë përmendur shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë paradoks, sikur se mungesa e liderëve themeltare te këtij subjekti politik. Nuk ka dyshim se mos prezenca e Hashim Thaçiit dhe Kadri Veselit nuk mund të kompensohet nga të tjerët.

 

Mirëpo të njëjtit nuk ishin në Kosovë as në zgjedhjet e vitit 2021 dhe në ato te vitit 2025, por PDK e ruajti pak a shumë forcën e saj tradicionale elektorale. Prandaj, fakti se partia më e madhe opozitare pas 6 viteve në opozitë, dështoi jo vetëm që ta kapitalizoje për vete tkurrjen e pushtetit, por te dëmtohet se bashku më të, duke ndikuar që ajo të shihet ne sytë edhe te një pjese e mbështetësve te saj si identike me partinë në pushtet, mbase me shumë duhet kërkuar në disa prej dinamikave të brendshme që janë shperfaqur në këtë fazë, me shumë se asnjë herë tjetër me parë.

E para ky subjekt u përfshi në një beteje të brendshme poltike në këtë kohë më shumë kundër vetvetes se sa kundër Albin Kurtit. Konflikti ndërmjet Sami Lushtakut dhe Ramiz Lladrovcit ishte maja e ajsbergut të këtyre çarjeve internale. Dhe ky konfliktit u pa qarte se ishte i nxitur nga ambiciet për kontroll lokal, pas ngushtimit të hapësirës së pushtetit në nivel qendror dhe jo nga ndonjë arsye parimore politike dhe ideologjike.

E dyta, ndonëse të gjjtha partitë politike u përfshinë në abuzimet e brendshme të 28 dhjetorit, por përsëri si kampione e këtij “krimi fondator” të demokracisë u dallua Partia Demokratike e Kosovës. Kjo shkarje ka ndikuar me të drejtë ne votuesin e zakonshëm të PDK-se që t’ia shtrojë një pyetje vetes se pse ka rëndësi që te votojë për kandidatët e caktuar, kur vullneti im tjetërsohet nga komisioneret e partise. Sepse në këtë rast vullneti i tyre nuk është manipuluar nga partite tjera politike, por nga vetë partia e tyre. Pra është ky një lloj krimi brenda shtëpisë. Atëherë si mund te pritet që e njëjta te shndërrohet ne “kryqëzatë morale dhe politike” kundër abuzimeve të pushteti, kur e kultivon atë brenda vetës? Shkarje të tilla pa dyshim se e demobilizojne bazën elektorale.

Dhe e treta, por jo me pak e rëndësishme, ka të bëjë me koalcionin e PDK-se me LDK-në në kryeqytet pak para zgjedhjeve parlamentare. Kjo marrëveshje u pa qartë se u kuzhtezua nga interesa te ngushta të degës se kësaj partie në kryeqytet, përkundër faktit se kryetari i saj Uran Ismaili e kishte sulmuar të parin e Prishtinës si burim të kaosit në kryeqytet. Mirëpo ai u pajtua qe ta kaperdinte edhe shpërfytyrimin e tij publik nga Perparim Rama, vetëm që t’i shtonte levat e tij te pushtetit në betejën për supremaci të brendshme partiake.

Ndonëse ka edhe faktorë tjerë, por secili prej tyre treguan se tashmë ky subjekt politik është tjetersuar nga shtrati i natyrshëm i saj si forcë politike rezistuese, ne një trampoline për të mbrojtur interesat e ngushta të grupeve të brendshme. Me këtë rast baza e saj e gjerë tradicionale filloi ta shoh vetën vetëm si material elektoral per këto interesa, e jo si një forcë në funskion të një kauze të përbashkët. Prandaj edhe zgjodhi abstenimin në vend të këtij shpërdorimi. Është e njohur se kur një parti reduktohet vetëm ne ombrellë të qëllimeve private te grupeve të daj sunduese dështon pikërisht atëherë kur duhet të jetë me mobilizuar se kurrë me parë. Dhe ky rregull i pashmangshëm i ndodhi PDK-se në zgjedhjet e 7 qershorit.