Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kanosi anëtarët e familjes dhe dëmtoi një derë, arrestohet i mituri në Ferizaj

Kanosi anëtarët e familjes dhe dëmtoi një derë, arrestohet i mituri në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj, është arrestuar një i mitur për kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

I njëjti, shton Policia, i ka kanosur anëtarët e familjes dhe ka dëmtuar një derë.

‘‘KANOSJE / ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Ferizaj 11.06.2026-09:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, kishte kanosur anëtar ta familjes dhe i njëjti e kishte dëmtuar derën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.’’, ka njoftuar PK’ja, përcjell Gazeta Express.