Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Votat nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit, KQZ tregon kur nis numërimi për ato me postë

Votat nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit, KQZ tregon kur nis numërimi për ato me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që të përmbyllet gjatë ditës së sotme, procesin e numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ky i fundit ka shtuar edhe se, me të përfunduar procesi në fjalë, menjëherë do të nisë numërimi i votave me postë.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme, e premte. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.”, ka thënë Elezi.