Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > A (s)ka autokraci në Kosovë?

A (s)ka autokraci në Kosovë?

 

Shkruan: Fadil Maloku
(Intervista e rrallë e Albin Kurtit, e realizuar nga Politico, “dekonspiroi” një sërë ambiciesh, synimesh dhe sjelljesh politike, përfshirë edhe gjuhën e trupit, që ai i manifestoi, imponoi dhe favorizoi gjatë mandatit të tij të parë të plotë në pluralizmin kosovar. Ajo që na intereson në këtë analizë nuk është perceptimi mediatik sipërfaqësor, por dimensioni sociologjik i akuzës për autokracizëm në Kosovë që është adresuar dhe pritet t’i adresohet edhe gjatë fushatës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026.

Dhe pyetjet kruciale që mund dhe duhet të shtrohen rrerh kësaj tematike janë; A mund të argumentohet sociologjikisht se Albin Kurti ka shfaqur prirje autokratike?; Nëse vërtetohet se po, atëherë duhet identifikuar edhe tipin apo llojin e autokracisë; pastaj, ; çfarë implikimesh e reperkusionesh ka një sjellje e tillë për demokracinë kosovare dhe sidomos për marrëdhëniet ndërkombëtare?
Megjithate, para se të japim përgjigje në këto pyetje, është e domosdoshme ta zbërthejmë fillimisht paradigmën sociologjike të autokracisë.

I. Autokracia si koncept sociologjik
Autokracia, në sociologji, nuk është koncept që “vërtetohet” me standarde puro juridike apo matematikore. Ajo argumentohet përmes indikatorëve empirikë dhe kategorive analitike, sidomos në shoqëritë që vuajnë nga kriza e besimit, polarizimi politik dhe tranzicioni i zgjatur – siç është rasti i Kosovës. Sociologjia e njohjes e përkufizon autokracinë si formë pushteti të përqendruar, ku vendimmarrja monopolizohet nga një individ ose rreth i ngushtë, ndërsa institucionet reduktohen në funksione formale. Në variantet postmoderne, autokracia nuk shfaqet domosdoshmërisht si diktaturë klasike, por si prirje për centralizim, personalizim pushteti dhe intolerancë ndaj pluralizmit.
Ndër indikatorët kryesorë që mund t’i identifikoj sonda jonë janë: koncentrimi i pushtetit vendimmarrës; anashkalimi i institucioneve të kontrollit; margjinalizimi i opozitës me gjitha mjetet demikratike; mosdurimi ndaj mendimit ndryshe, qoftë ai opozitar, civil apo medial; fillimi i “pronësimit” e mëpastaj edhe instrumentalizimi i skajshëm i institucioneve dhe agjencive që janë nën kontrollin dhe mnaxhimin e shtetit; dhe sidomos raporti apo qasja konfliktuale ndaj shoqërisë civile dhe, në veçanti, ndaj mediave kritike.
II. Rasti Kurti 2: analizë sociopolitike
Nëse këta indikatorë i aplikojmë në qeverisjen Kurti 2, mund të argumentohet se disa prej tyre janë shfaqur pjesërisht. Vendimmarrja lidhur me shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës dhe luftimin e grupeve kriminale të kontrolluara nga Beogradi u karakterizua nga një rreth i ngushtë vendimmarrjeje, fenomen që në sociologjinë politike njihet si vertikalizim i pushtetit.
Interesante është se ky veprim u kritikua më shumë nga mediat sesa nga opozita dhe ndërkombëtarët. Heshtja e opozitës mund të shpjegohet me frikën e etiketimit si “pro-serbe” apo “anti-sovraniste”, një alibi që ish-qeveria e shfrytëzoi në mënyrë të heshtur, duke konsoliduar pozicionin e vet. Por po aq e çuditshme ishte edhe qasja e Brukselit dhe e Uashingtonit, të cilët në fazat e mëhershme ushtronin një lloj “kujdestarie online” ndaj pothuajse çdo veprimi qeveritar.

Tani, shikuar me këtë dioptri, qeveria Kurti 2 zhvilloi paralelisht një strategji të dyfishtë: në planin publik ajo u dëshmua si kujdestare vigjilente e “mirëmbajtjes” së, diskursit sovranist; në planin institucional, ajo bëri përpjekje maksimale për të ushtruar kontrollë maksimale mbi resurset dhe mekanizmat e pushtetit.
III. Autokraci e plotë apo prirje autokratike?
Bazuar në teoritë e Linz (1975), Levitsky & Ziblatt (2018) dhe matjet e V-Dem, Albin Kurti nuk mund të cilësohet si autokrat i plotë. Arsyeja është e thjeshtë: këte e pamundëson sistemi kushtetues i Kosovës, i cili që nga fillimet e saja ka qenë dhe ka mbetur një demokraci procedurale, me zgjedhje konkurruese, media relativisht të lira, opozitë aktive dhe me mbikëqyrje ndërkombëtare.
Megjithatë, mund të argumentohet se gjatë mandatit Kurti 2 janë shfaqur momente dhe tendenca autokratizuese, të cilat e pozicionojnë Kurtin herë si lider me prirje të forta autokrate, e herë si autokrat të butë (soft autocrat). Ky është një cilësim akademikisht më korrekt, ndonëse politikisht shpesh reduktohet në etiketime populiste.
IV. ImplIkimet ndërkombëtare dhe raporti me Trumpin
Në këtë kontekst, ideja se Donald Trump – një lider transaksional, pragmatik dhe i orientuar drejt “fitoreve personale” – mund të arrijë lehtë marrëveshje me Albin Kurtin, është e paqëndrueshme. Paradigma e Trumpit (win–win personal) bie ndesh me paradigmën e Kurtit (win moral). Mosdurimi i Trumpit ndaj proceseve pluraliste dhe fleksibiliteti i ulët ideologjik i Kurtit e bëjnë një marrëveshje eventuale Kosovë–Serbi, nën një administratë Trump, tejet të vështirë, në mos të pamundur.

 

Pra, Albin Kurti nuk është autokrat klasik, por as lider plotësisht imun ndaj autokratizimit. Kjo sepse, gjatë qeverisjes së tij, ai veproi brend