Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri e konfirmon se Haradinaj do të zhvillojë takim me këshilltarin amerikan, Chollet

Tahiri e konfirmon se Haradinaj do të zhvillojë takim me këshilltarin amerikan, Chollet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë takim me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ku ka theksuar se Haradinaj do të ketë takim edhe me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, kur të njëjtit do ta vizitojnë Kosovën.

Sipas Tahirit, roli amerikan në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi është jetik.

“Besoj që do të ketë kryetari një takim me këshilltarin e lartë, Chollet.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në qëndrimin tonë se arritja e një marrëveshjeje ligjërisht e obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë është momentumi më i duhur dhe duhet të ndodhë njëkohësisht roli amerikan edhe i këshilltarit Chollet dhe Escobar është jetik.

Lidershipi amerikan në arritjen e kësaj marrëveshje është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të ndodhë. Kosova duhet të jetë unik karshi ballafaqimit mes Serbisë dhe arritjes sa më shpejtë të marrëveshjes”, ka thënë Tahiri.

/TV Arbëria