Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të bashkohen për formimin e një qeverie të opozitës.
Sipas Gjinit, veprimet që dëmtojnë raportet me aleatët strategjikë janë në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Ai theksoi se, pavarësisht se Aleanca do të ishte partneri më i vogël në një koalicion, ka të drejtë të kërkojë bashkëpunimin, pasi sipas tij, Kosova do ta pësonte keq.
“Nëse edhe 10 kosovarë janë që mendojnë sikur ky mua më dhemb zemra, qysh s’janë t’u e kuptu që këto veprimet janë kundër Kosovës, kundër qytetarëve të këtij vendi. I ftoj dy partitë e tjera me u bë bashkë, e di që kam me qenë partneri më i vogël. Kam të drejtë të plotë, me i ftu me u bë bashk me ndërtu një qeveri të opozitës, për shkak se nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, Kosova ka me pësu shumë keq.