Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përmbyset vetura pas një aksidenti në Korçë, lëndohet një person

Përmbyset vetura pas një aksidenti në Korçë, lëndohet një person

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Çiflig.

Sipas pamjeve të A2 CNN shihet se një automjet është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.