Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Vjosa Osmani e para, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar deri më tash nga LDK-ja

Vjosa Osmani e para, këta janë dhjetë kandidatët më të votuar deri më tash nga LDK-ja

Një ditë pas procesit zgjedhor, në Qendrat Komunale të Numërimit ka nisur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga të gjitha subjektit politike.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tash, janë numëruar rreth 5% të kutive të votimit.

Sipas këtyre të dhënave, në Lidhjen Demokratike të Kosovës po prin me vota, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

Nga 111 kuti, ajo ka marrë 2,225 vota.

Pas saj renditet, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka marrë deri më tani 2,074 vota.

Nga këto numërime, pas Osmanit e Abdixhikut, renditen kandidatët: Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Ermal Sadiku dhe Anton Quni. /Klankosova.tv