Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reshjet e shiut në Shqipëri, bllokohet qarkullimi në rrugën Maliq – Gramsh

Reshjet e shiut në Shqipëri, bllokohet qarkullimi në rrugën Maliq – Gramsh

Shirat e dendur që kanë prekur juglindjen e Shqipërisë së fundmi kanë shkaktuar bllokimin e rrugës së Moglicës, aks që bën lidhjen mes Maliqit dhe Gramshit.

A2Cnn raporton se rrëshqitja e gurëve nga mali ka bllokuar rrugën, ndërsa shoferët po presin prej rreth një ore hapjen e saj.

Mjetet e kompanisë nënkontraktore po bëjnë pastrimin e rrugës me qëllimin normalizimin e situatës.