Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën dy vetura

Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën dy vetura

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë, nën dyshimin se kanë vjedhur një OPEL Corsa dhe një VW Golf, përcjell TV Arbëria.

Vetura Opel Corsa ishte vjedhur më 5 dhjetor, ndërsa më 22 dhjetor është vjedhur vetura VW Golf.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit A.L. dhe Sh.K. po dyshohen se kanë vjedhur dy vetura.

” A. L., banues në fshatin Carrabreg-Deçan, i lindur në vitin 1992 (shtetas i Republikës së Kosovës) dhe
Sh. K., banues në fshatin Kishnarekë-Drenas, i lindur në vitin 1990 (shtetas i Republikës së Kosovës), po dyshohen se kanë vjedhur vetura”.

Në saje të hetimeve të zhvilluar janë gjendur të dy veturat e vjedhura dhe të njëjtat iu janë kthyer ankuesve.

Të arrestuarit janë rreth moshës 31 dhe 33 -vjeçare, sipas njoftimit të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari A.L. është dërguar në qendrën e ndalimit, kurse ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.