Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka votuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Ai, ka deklaruar se mund të kemi përsëri zgjedhje, pavarësisht rezultatit.
“Edhe këta për fat të keq ende besoj që kanë me i shfrytëzu të gjitha mundësitë për me na dërgu drejt autokracisë. Si rezultat mendoj që ne, për fat të keq, do të kemi prapë zgjedhje. Pavarësisht prej, pavarësisht prej rezultatit. Për këtë arsye po them që është me rëndësi shumë të madhe që sot qytetarët të dalin masovikisht, masovikisht të dalin edhe ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre për votën e lirë. Ta luftojnë autokracinë apo tendenca autokratike, ku pushtetarë të ndryshëm mundohen me i kap të gjitha institucionet. Kjo është tregu në vende të ndryshme të botës që si tendencë autokratike vetëm bijnë gjëra negative, pra e zhbëjnë vendin krijojnë varfëri prandaj po them është me rëndësi shumë të madhe që sot ta përdorim votën në mënyrë shumë të mençur. Të, të mendojmë për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë, të mendojmë për zhvillim në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka deklaruar Rama.