Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përditësohen të dhënat e KQZ, rreth 8% pjesëmarrja e qytetarëve në votim

Përditësohen të dhënat e KQZ, rreth 8% pjesëmarrja e qytetarëve në votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 11:00 në nivel vendi kanë votuar 7.98% të qytetarëve me të drejtë vote.

Nga rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, deri tash kanë votuar 156 mijë e 474 qytetarë.