Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > E rëndë, një grua dyshohet se ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Fushë Kosovë

E rëndë, një grua dyshohet se ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Fushë Kosovë

Një grua dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Fushë Kosovë, sipas një sinjalizuesi.

Rasti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa viktima, e cila dyshohet se është në moshë, ka rënë ndërmjet dy veturave të parkuara në vendin e ngjarjes.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje lidhur me rastin, ndërsa autoritetet pritet të japin informacione zyrtare.