Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Një dekad nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë

Një dekad nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë

Shkruan: Refik Hasani

Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushen një dekad që është larguar në mënyr të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë.

Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.

Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse vitin që e lam pasi ishin tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit.

Ende mbetët për t’u dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi si në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zingjirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare.

Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën,kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.

08.01.2023

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress