Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qendrim Kryeziu: Ndërtimet pa leje në Zhazhë, simbol i keqqeverisjes dhe keqpërdorimit të pronës shtetërore

Qendrim Kryeziu: Ndërtimet pa leje në Zhazhë, simbol i keqqeverisjes dhe keqpërdorimit të pronës shtetërore

Qendrim Kryeziu ka reaguar lidhur me disa ndërtime në fshatin Zhazhë, për të cilat pretendon se janë ngritur pa leje dhe në pronë shtetërore nga familjarë të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

Sipas Kryeziut, këto ndërtime përfaqësojnë një shembull të keqpërdorimit të pushtetit dhe të trajtimit të pronës publike si pronë private nga njerëzit e afërt me qeverinë.

“Këto shtëpi në fshatin Zhazhë janë pa leje dhe në pronë të shtetit. Ato u ndërtuan nga kushërinjtë e Faton Pecit, derisa ky i fundit ishte ministër i Bujqësisë. Ky ndërtim joligjor dhe duke e dëmtuar natyrën u bë i mundur nga mentaliteti qeverisës i këtij pushteti që e trajton shtetin dhe pronën publike si në ‘bahçe të babës’”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka akuzuar pushtetin për favorizim të familjarëve dhe të afërmve, duke thënë se kjo qasje e ka shndërruar Kosovën në një “republikë të familjarëve dhe kushërinjve”.

Sipas tij, raste të tilla tregojnë nevojën për ndryshim dhe për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin dhe prona publike të mbrohet nga keqpërdorimet.

Kryeziu u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin ndryshimin politik, duke e cilësuar atë si një mundësi për t’i dhënë fund, sipas tij, keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtetin.