Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shqipëri, mos e bëj gabimin historik të Kosovës!

Shqipëri, mos e bëj gabimin historik të Kosovës!

Shkruan: Agron Hoti

Nëse Shqipëria e përsërit gabimin historik dhe strategjik të Kosovës, kur kjo e fundit – për llogari të evropianëve (të kapur nga rusët) – i tha jo Marrëveshjes së Uashingtonit, energjisë dhe investimeve amerikane, atëherë edhe atë aset kombëtar të bregdetit do ta humbasë dhe do të ngelet – sikurse Kosova – me gishta në gojë, pa investime, pa rrugë transatlantike, nën paralizë totale dhe nën shpopullim të frikshëm.
Populli shqiptar është shumë i vogël, ndaj nuk ia del dot pa mbështetjen e SHBA-së. Nuk po ia dalin të vetme as alamet kombe në glob. Në fakt, populli shqiptar e pati provuar si i vetëm, por ka vuajtur mbi dy mijë vite pushtim grek, romak (lindje e perëndim), osman e sllavo-grek, pra nuk ka ekzistuar as në hartë. Prandaj, armiqtë tanë nuk duan asgjë më shumë, sesa konfrontimin tonë me SHBA, për ta kryer pastaj pjesën tjetër siç kanë bërë ndaj nesh mbi 2 mijë vite histori terrori, ndër më të dhimbshmet që ka njohur Evropa dhe jo vetëm. Shqipëri, mos e bëj gabimin historik dhe strategjik të Kosovës!!!