Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Këta raportohet se janë dy të rinjët nga Kosova që vdiqën në Shëngjin

Këta raportohet se janë dy të rinjët nga Kosova që vdiqën në Shëngjin

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat janë L.A nga Fushë Kosova dhe J.Ç nga Prishtina.

Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj./euronews.al