Kandidati për deputet nga AAK-ja, Flamur Fetahaj, ka vlerësuar rolin e rinisë në proceset shoqërore dhe politike, duke theksuar se të rinjtë po dëshmojnë gatishmëri për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
“Me mesazhe simbolike dhe aktivizëm, rinia po tregon se është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës. Ajo nuk po pret më, po organizohet, po angazhohet dhe po vepron për ndryshimin që dëshiron të shohë”, ka deklaruar Fetahaj.