Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj, të cilët kishin hyrë në det, janë përballur me dallgë dhe rryma të forta detare.
Në zonë pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe e Policisë së Shtetit, me qëllim sqarimin e plotë të situatës dhe gjetjen e personave të përfshirë.
Hetimet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacion zyrtar në orët në vijim.