Kryeministri Albin Kurti në një videomesazh ka thënë se dy muajt e këtij viti janë kritikë në përballje me krizën energjetike, andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, si dhe për të kursyer buxhetin familjarë dhe të Republikës së Kosovës, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë.
Kurti ka thënë se për t’i ndihmuar familjet në Kosovë për energjinë elektrike, kanë ndarë mbi 95 milionë euro.