Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mot jostabil edhe sot, priten rrebeshe shiu

Mot jostabil edhe sot, priten rrebeshe shiu

Sor në Kosovë pritet të kemi mot jo-stabil, me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditën pritet të ketë zhvillime konvektive të cilat do të fuqizohen pasdite duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa rajone mund të ketë shtrëngata të fuqishme të izoluara të cilat mund të paraqiten edhe orëve të natës.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të izoluara, kurse në mbrëmje destabilizim i fuqishëm i motit së pari në veriperëndim të vendit me stuhi dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.