Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Aksion i Policisë, Doganës, Postës e Prokurorisë në Pejë – Arrestohet një person për drogë, detaje

Aksion i Policisë, Doganës, Postës e Prokurorisë në Pejë – Arrestohet një person për drogë, detaje

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar një person për blere, posedim, shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

Arrestimi i të dyshuarit, është bërë në bashkëpunim mes policisë, doganës, postës dhe prokurorisë, përcjell Gazeta Express.

‘’BLERJE , POSEDIM ,SHITJE E PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Posta e Kosovës, Pejë / 29.05.2026 – 10:00. Drejtoria për Hetimin me Narkotikë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Postën dhe në koordinim me Prokurorinë  kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar,  dhe tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike si; Methafetamine 2 gram, LSD 60 copë, ketaminë 2 gram, zanakkx-25 copë, exstazi 2×10 dhe një armë pistoletë pa leje përkatëse. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportim.