Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin e PDK-së, duke e lidhur mobilizimin aktual me periudhën e angazhimit për lirinë e vendit.

“U bëmë bashkë në Malishevë, si dikur gjatë luftës çlirimtare, për fitoren e PDK-së më 7 qershor”, ka shkruar Haliti.

Partia Demokratike e Kosovës e zhvilloi tubimin në Malishevë në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, ku morën pjesë drejtues të partisë, kandidatë për deputetë dhe mbështetës të shumtë.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili tha se vendi po përballet me sfida të shumta dhe se nevojitet një qasje e re qeverisëse.