Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi publikon video me premtime të Kurtit: Lista është shumë më e gjatë

Dardan Krasniqi publikon video me premtime të Kurtit: Lista është shumë më e gjatë

Dardan Krasniqi ka publikuar një video me disa pjesë të premtimeve elektorale të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mosmbajtje të zotimeve të dhëna gjatë fushatave zgjedhore.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi tha se nuk do të dëshironte të përdorte fjalë të rënda në adresë të një politikani, por sipas tij, mungesa e realizimit të premtimeve e ka shtyrë të shprehë pakënaqësinë e tij.

“Dëgjojeni mashtruesin! Nuk do doja ta thoja këtë fjalë, por nuk gjeta fjalë tjetër për një politikan që premton me qëllim në zgjedhje dhe nuk e mban premtimin. Disa pjesë me zë e pamje të premtimeve të Kurtit, sepse lista është e gjatë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka ftuar qytetarët që ta shpërndajnë videon, duke pretenduar se ajo paraqet një pjesë të zotimeve që, sipas tij, nuk janë realizuar gjatë mandatit qeverisës.

Videoja e publikuar përmban fragmente të deklaratave dhe premtimeve të bëra nga Kurti në periudha të ndryshme, ndërsa Krasniqi ka paralajmëruar se do të publikojë edhe materiale të tjera lidhur me këtë çështje.