Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy  persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”.

Krasniqi shtoi se njëri shirit i lëvizjes është bllokuar përkohësisht.