Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Qëndrim Kryeziu pas arrestimit të sotëm shpjegon rrethanat e ngjarjes

Qëndrim Kryeziu pas arrestimit të sotëm shpjegon rrethanat e ngjarjes

Pas arrestimit të sotëm, Qëndrim Kryeziu ka reaguar duke sqaruar ngjarjen qëBka ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë ndaj objektit të pompes “Patroni”.

Ai ka deklaruar se objekti kishte dokumentacion të rregullt dhe leje nga institucionet përkatëse. “Objekti ka marrë leje nga Komuna e Prishtinës dhe institucioni ku punonte Xhelal Sveçla”, ka thënë ai.

Kryeziu ka shkruar se ka kërkuar të shihen dokumentet e vendimit të gjykatës para ndërhyrjes. “Thjesht i kërkova dokumentet e gjykatës, por ata kishin ardhur të rrënojnë objektin pa vendim të gjykatës”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar se është kërkuar edhe shoqërimi i tij në polici. “Më kërkuan të shkoj në polici, kërkonin ndalimin tim, por s’kishin asnjë fakt pse të më arrestonin”, ka deklaruar Kryeziu.

Në fund të reagimit, ai ka bërë thirrje: “STOP Shkatërrimit. STOP Zullumqarëve. STOP Faqezive”.

Postimi i plotë: