Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Qëndrim Kryeziu: Turp që djemtë e heronjve gjobiten për simbolin e UÇK-së

Qëndrim Kryeziu: Turp që djemtë e heronjve gjobiten për simbolin e UÇK-së

Qëndrim Kryeziu ka reaguar lidhur me ndalimin dhe gjobitjen e dy djemve të dëshmorëve të kombit për simbolin e UÇK-së.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me kandidaten për deputete Kaltrina Lohaj, numri 29, ka takuar djalin e Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimin, djalin e Heroit Rexhep Bislimi, të cilët, sipas tij, janë ndaluar dhe gjobitur për simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeziu e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm për ata që, sipas tij, harrojnë se kush e solli lirinë e Kosovës.

Në reagimin e tij, ai ka theksuar se UÇK-ja nuk hiqet me gjoba dhe se ajo mbetet nder, histori dhe krenari kombëtare.

“UÇK-në e kemi paguar me gjak, do ta paguajmë edhe me para”, ka deklaruar ai.