Qendrim Kryeziu ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Bajramit, duke vënë theksin te rëndësia e miqësisë, solidaritetit dhe vlerave që bashkojnë popullin shqiptar.
“Miqësia e vërtetë është t’i japësh gjithçka njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë dhe në çdo ditë të Zotit, populli ynë ka dëshmuar gjithmonë se si të mirën, ashtu edhe të keqen e ka ndarë bashkë”, thuhet në mesazhin e tij.
Ai ka shprehur dëshirën që qytetarët të gjejnë lumturi, mirësi dhe bekime në jetën e tyre, duke uruar që paqja, mëshira dhe begatia e Zotit të jenë mbi çdo familje.
Kryeziu po ashtu ka theksuar se kjo festë duhet të shërbejë si frymëzim për më shumë bashkim, respekt, dashuri dhe mirëkuptim mes njerëzve.
“Gëzuar Bajramin të gjithë ju që festoni!”, përfundon urimi i tij.