Qëndrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj vendimit për ndarjen e 2 milionë eurove për aviokompani, duke e quajtur këtë një keqpërcaktim të prioriteteve nga ana e qeverisë.
Sipas tij, në një kohë kur qytetarët po përballen me rritje çmimesh, inflacion dhe mungesë investimesh në sektorë jetikë, subvencionimi i linjave ajrore nuk përfaqëson politikë zhvillimore.
Kryeziu ka theksuar se familjet po e ndjejnë çdo ditë barrën ekonomike, ndërsa qeveria, sipas tij, po neglizhon prodhimin vendor, bizneset dhe shërbimet publike.