Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rrahman Rama: Me bashkëluftëtarë në mbështetje të Bedri Hamzës dhe projektligjit për vlerat e luftës

Rrahman Rama: Me bashkëluftëtarë në mbështetje të Bedri Hamzës dhe projektligjit për vlerat e luftës

Rrahman Rama, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 7 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, ka bërë të ditur se është takuar me bashkëluftëtarë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Përmes një postimi, Rama ka thënë se gjatë takimit janë zotuar edhe një herë për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, të cilin sipas tij e kanë nënshkruar tashmë 40 deputetë.

Ai po ashtu i ka falënderuar bashkëluftëtarët për, siç është shprehur ai, përkrahjen e palëkundur.

“Me bashkëluftëtarë u mblodhëm bashkë për t’i dhënë mbështetjen kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamzës. Edhe një herë u zotuam për ta çuar përpara projektligjin për vlerat e luftës, për të cilin unë bashkë me 40 deputetë e kemi nënshkruar tanimë. Shokët e luftës i falenderova për përkrahjen e palëkundur”, deklaron Rama.