Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Parashikimi politik” i filozofit të shekullit 18-te, Monteskjë se kur do të mund t’i humb zgjedhjet Albin Kurti?

“Parashikimi politik” i filozofit të shekullit 18-te, Monteskjë se kur do të mund t’i humb zgjedhjet Albin Kurti?

Shkruan: Afrim Kasolli

Regjimet politike dallohen ndërmjet vete, jo vetëm për nga natyra e ligjeve, por edhe nga parimet mbi të cilat gjen inspirim aksioni politik. Forcën mobilizuese të këtyre të fundit e ka pikasur, mendimtari i njohur francez Baron de La Brède et de Montesquieu (Monteskjë) të artikuluar në librin e tij të monumental “Fryma e Ligjeve” (The Spirit of Laws – De l’Esprit des lois).

Sipas këtij teoricieni, ligjet e formojnë “natyrën e një qeverisjeje dhe janë ato që e bëjnë atë të jetë e tillë dhe jo tjetër gjë, mirëpo janë principet ato që e detyrojnë atë të veprojë në përputhje me to”. E pjesë e tyre janë edhe pasionet njerëzore që e nxisin atë të lëvizë.

Ato thjesht shndërrohen në inspirim për aksionet e përbashkëta politike dhe janë zembereku inherent i një rendi politik. Kështu, nëse parimi i aristokracisë është nderi, i despotizmit frika, ajo që e bën të veprojë dhe e vë në lëvizje një demokraci është forca e virtytit dhe ka te bëjë me pasionin për barazi. Madje kjo e fundit vështirë mund të funksionojë pa këtë nxitës.

Pra në demokraci shansat më të medha për te pasur sukses një lider politik i ka ai qe arrin ta percoje mesazhin para votuesve se është njeri në mesin e tyre. Dikush mund të thotë se kjo nuk është e vërtetë, sepse shembulli i Donald Trump, shumëfish me i pasur sesa Kamala Harrisit e demanton kete prentedim. Ne shikim të parë, po. Mirëpo, shumica e votueseve amerikane panë te kandidatja demokrate atë përfaqësuese që është peng i atyre forcave qe janë bërë burim i thellimit të pa barazive në SHBA- ku elitat e pasura e kanë braktisur popullin për t’u bërë administrator të kapitalit global. Ne këtë zemerim e kane bazen edhe shumë termete politike që kanë ndodhur ne demokracite perëndimore.

Në këtë konteskt, as Kosova nuk mund të jetë ndryshe. Albin Kurti do të mund t’i humb zgjedhjet atëherë kur qytetarët e Kosovës ne mase te madhe do te gjejnë insipirim politik per aksion kolektiv ne atë opsion qe është me afër pasionit të tyre për barazi.