Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoqi dorë nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21, kush është talenti Blerton Isufi që u thirr nga Alban Bushi

Hoqi dorë nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë U-21, kush është talenti Blerton Isufi që u thirr nga Alban Bushi

Mesfushori ofanziv Blerton Isufi ka vendosur të përfaqësojë Shqipëria në nivel kombëtaresh, duke e lënë pas mundësinë për të luajtur për Kosovën.

20-vjeçari është përfshirë për herë të parë në listën e trajnerit Alban Bushi për Kombëtaren U-21, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

Isufi është pjesë e klubit norvegjez Molde, i cili e transferoi verën e kaluar për një shifër rreth 600 mijë euro.

I lindur në Norvegji nga prindër me origjinë kosovare, mesfushori nuk ka regjistruar më parë paraqitje me ekipet e e të rinjve të Kosovës, ndërsa tani pritet të vishet për herë të parë me fanellën kuqezi në ndeshjet e muajit qershor.