Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident trafiku në rrugën Klinë–Gjakovë, raportohet se ka edhe të lënduar

Aksident trafiku në rrugën Klinë–Gjakovë, raportohet se ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Klinë–Gjakovë, te vendi i njohur si “Guri i Zi”.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa dëmet materiale në automjete raportohen të jenë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Trafikut, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te aksidenti.