Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miraton largimin e mbishkrimit “I love Mitrovica”

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut miraton largimin e mbishkrimit “I love Mitrovica”

Në seancën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut të mbajtur të hënën më 25.05.2026 u miratua që të largohet mbishkrimi “I love Mitrovica” i vendosur nga qeverisja e kaluar në krye me Erden Atiqin në një nga rrugët e kësaj pjese të qytetit, shkruan kallxo.com.

Më 02.10.2025, ish-ekzekutivi kishte larguar mbishkrimin e mëhershëm cirilik “Kosovska Mitrovica”, duke u zëvendësuar me të riun, me zemër të gjelbër dhe stemë të Komunës.

Pika e cila u propozua nga Lista Serbe në seancën e sotme u përcoll me kundërshtime nga zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal, Aida Ferati-Doli, pasi sipas saj materiali i mbledhjes është dërguar me vonesë.

“Jam kundër këtij rendi të ditës, nuk mund të sjellim pika të rendit të ditës të cilat nuk kanë materiale bashkangjitur në e-mail tonë. Mirë që thirrët seancë këtë muaj sepse të kaluarin nuk keni thirrur fare”- tha ajo.

Derisa ajo po fliste, mikrofonin ia ndali kryesuesi, Ivan Zaporozaq.

“Nuk mundesh me ma ndalë fjalën, të paktën fjalën lejojeni. Materialet nuk po na sjellni, absolutisht asgjë s’po bëni. Të paktën fjalën mos na ndalni”- u shpreh Doli.