Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet kokainë

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjet kokainë

Një person është arrestuar në Prishtinë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Rasti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Fahri Fazliu”.

Gjatë kontrollit trupor tek i dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 5 gramësh.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./