Komiteti Ushtarak i NATO-së do të takohet me 18-19 janar në Bruksel, ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe për situatën në Kosovës.
Njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi në një prononcim tha se ka informacione që në këtë takim do të bisedohet për programet dhe procedurat që duhet të ndjekë Kosova për anëtarësimin e saj në NATO.
“Organizimi i takimeve që do të bëhet me datë 18 dhe 19 do të ishte i rëndësishëm që do të bisedohet edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kemi informacione që do të bisedohet për programet dhe procedurat që duhet të ndjekë Kosova për anëtarësimin e saj në NATO. Sipas informacioneve që kemi, NATO konsideron se FSK-ja ka pasur trajnime të mira, të suksesshme dhe është mirë e strukturuara sa i përket aktiviteteve që ka pasur në disa shtete të ndryshme. Duke iu referuar kësaj ne besojmë shumë që në këto takime do të jepet një mundësi që Kosova të marr informacionet e nevojshme për procedurën e saj për anëtarësim në NATO”.
Elezaj tha se sipas procedurave standarde anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të shkoj deri në 5 vjet, por sipas tij, duke iu referuar zhvillimeve të fundit të sigurisë në gjithë Ballkanin këto proceduar mund të kryhen më shpejt.
“Referuar procedurës standarde është një afat që mund të shkoj 5 vite për anëtarësim në NATO, por ne po besojmë që do të ketë një procedurë të shpejtë e cila do të jetë procedurë e veçantë duke ju referuar zhvillimeve të fundit të sigurisë në gjithë Ballkanin dhe Evropën, për shkak të luftës në Ukrainë dhe rreziqeve që mund ti vijnë nga agresionet e ndryshme, sidomos Rusia. Unë po besoj që në një procedurë në me pak se 5 vjet Kosova do të mund të anëtarësohet në NATO”, tha ai.
Elezaj theksoi që Kosova të anëtarësohet në NATO duhet që të ketë edhe një pajtim e vendeve anëtare të që se kanë njohur Kosovën.
“Përpos aktiviteteve që FSK-ja duhet ti kryej aktivitet profesionale, të plotësoj gjitha kriteret dhe standardet që kërkon NATO. Për Kosovën sigurisht që duhet edhe një pajtim i vendeve anëtare të NATO-së në aspektin e politikës, për shkak të presionit që i bëhet sidomos nga pesë vendet të cilët nuk e kanë njohur Kosovën dhe që në fakt janë anëtare të NATO-së dhe që faktikisht NATO aktualisht ka një qëndrim të statusit neutral të Kosovës, nuk ka një kusht specifik por mund të themi se do të ndejken disa procedura më të veçanta sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, për shkak të zhvillimeve politike”.
Përderisa Drizan Shala, tha se gjatë këtij takimi pritet që të diskutohet për zhvillimet që kanë karakterizua vitin 2022.
Ai tha se nga ky takim Kosova do të marr një raport nga ana e komandantit të KFOR-it përmes një komunikimi zyrtarë.
“Takimi që do të mbahet gjatë këtij muaji nga ana e komitetit të NATO-së përveç faktin që pjesë përbërëse, pjesë e diskutimeve do të jetë Kosova, por jo në kontekstin e asaj që do të bëjë një kërkesë për të bërë një pjesë përbërëse siç është programi për partneritetin për paqe, por është pjesë përbërëse tematike se kontekstit të sigurisë, pra Kosova në këtë rast do të diskutohet sa i përket zhvillimet që kanë karakterizua 2022-tën me theks të veçantë, dhjetori dhe nëntori që kanë qenë dy muaj të ekstrem të sigurisë ku ka pasur cenim të drejtpërdrejtë të sigurisë publike, por edhe cenim i misionit të herë pas hershëm të KFOR-it që ka mandatin e saj në Kosovë, pra në këtë rast unë mendoj që do të marrim një raport nga ana e komandantit të KFOR-it përmes një komunikimi zyrtarë”, tha ai.
Shala shtoi se sa i përket çështje së që Kosova të jetë anëtarë e NATO-së me të drejta të plota, nuk do të ndodhë deri para vitit 2030.
“Kosova në komponentin e saj ushtarake ka hyrë në një proces të tranzicionit, pra duhet të përmbush disa kërkesa sa i përket vetë planit të tranzicionit, pra sipas gjitha gjasave mund të jetë pjesë përbërëse e Komunitetit për Paqe, mund te jetë pjesë përbërëse e ndonjë marrëdhënie reciproke bilaterale në mesë NATO-së dhe FSK-së por sa i përket të qenurit anëtarët me të drejta të plota sipas gjitha gjasave nuk do të ndodhë deri para vitin 2030”, tha ai.
Shala u shpreh se për anëtarësimin e vendit në NATO janë edhe disa pengesa politike që sipas tij, e pamundësojnë zhvillimin e mëtutjeshëm në aspektit tekniko-ushtarak të FSK-së.
“Duhet të evoluohet edukimi dhe nivelet e reparteve ushtarake të Kosovës, ne në 2028 do të përmbyllet tranzicioni 10 vjeçar i paraparë sipas plani të transformimit, pas 2028 do të mblidhet komiteti ndërkombëtarë i NATO-se në të cilin do të jetë pjesë përbërëse vlerësimi dhe monitorimit të këtyre ndryshimeve 10 vjeçare më pastaj është një procedurë e zakonshme se si duhet të procedohet më tutje. Sipas gjitha gjasave Kosova i ka plotësuar kriteret në kontekstin ushtarak po është aspekti kohor, është aspekti politik, sepse mos të harrojmë një gjë NATO përpos që është komponent ushtarake është edhe një komponent e përbërë në aspektin politikë, pra janë edhe disa pengesa politike të cilat ja pamundësojnë zhvillimit mëtutjeshëm në aspektit tekniko ushtarak të FSK-së”, u shpreh Shala. TV Arbëria