Kandidati për deputet nga PDK me numër 103, Qëndrim Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ai, premtimeve të pambajtura dhe projekteve të lëna në gjysmë nga qeverisja aktuale.
Kryeziu ka përmendur Rrugën e Kombit, e cila sipas tij ka mbetur e papërfunduar, si dhe mungesën e investimeve infrastrukturore për Luginën e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, bashkë me Gjilanin dhe Kamenicën, që – siç thotë ai – tash e 6 vite e 6 muaj kanë mbetur pa rrugë.
“STOP demelave, STOP rrenave, STOP mashtruesve – PRO zhvillimit”, është mesazhi që ai ka përcjellë për qytetarët.