Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > A mund te shndërrohet Kosova në supefuqi evropiane energjetike në partneritet me administratën Trump?

A mund te shndërrohet Kosova në supefuqi evropiane energjetike në partneritet me administratën Trump?

Përgatiti: Afrim Kasolli

BE pretendon se deri në vitin 2050 të gjjtha vendet e Unionit dhe ato që aspirojnë te bëhen pjesë e këtij entiteti duhet ta kenë përfunduar dekarbonizmin e ekonomisë, pra eliminimin e te “gjitha burimeve energjetike me bazë fosilore që u takon gazi, linjiti dhe nafta’.

Ndërkohë, sot mediumi Evropa e Lirë shkruan se një dokument i ri i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) i bënë thirrje Kosovës qe pikërisht të investojë në “modernizimin e termocentraleve me qymyr dhe projektet e gazifikimit të qymyrit në Kosovë”. Thirrje këto që aktualisht janë në kundërshtim me politikat e përbashkëta energjetike të BE-se.

Siq dihet kjo administratë është më shpèrfillse ndaj shqetësimeve klimatike. Madje ajo është tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Në anën tjetër Kosova është njëri nga vendet me te pasura me rezerva të qymyrit me “rreth 15 miliardë tonelata rezerva të verifikuara”.

Dhe nëse investon në këtë projekt ajo jo vetëm që do te pavaresohej përfundimisht nga varësia energjetike, por do të shndërrohet në një super fuqi evropiane energjetike duke ia dalur të “prodhojë 32 miliardë meter kub në vit që kap shifrën e 20 per qind të eksporteve të Rusise”.

Me këtë dokument te ri SHBA-te ia kane hapur derën Kosovës që të vendos; se a deshiron të mbetet peng e shqetësimeve ambientaliste, apo të transformohet në njërin nga burimet kryesore energjetike, jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.