Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, i cili në listë mban numrin 103, ka publikuar një video nga terreni, ku ka folur për gjendjen në komunat e Gjakovës dhe Klinës.
Sipas Kryeziut, qytetarët e këtyre zonave janë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale dhe, siç tha ai, “nuk e dinë më çfarë tjetër do të premtojë apo gënjejë Qeveria Kurti në këto zgjedhje”.
Ai theksoi se gjatë mandatit të saj, Qeveria Kurti nuk ka arritur të realizojë as projekte elementare infrastrukturore.
“Kurti nuk ka qenë në gjendje ta rregullojë një kthesë apo të vendosë një mur mbrojtës”, u shpreh Kryeziu në videon e publikuar nga terreni.