Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku mes dy automjeteve njoftohet se ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express,  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit ka njoftuar edhe se, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

‘’Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë  dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.’’, ka njoftuar Policia