Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Me PDK-në, nuk do të shihni pamje mjeruese të rrugëve

Qëndrim Kryeziu: Me PDK-në, nuk do të shihni pamje mjeruese të rrugëve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka publikuar një video ku kritikon gjendjen e rrugëve në vend, duke e cilësuar atë si “tmerruese”.

“Më 7 qershor, ju e rregulloni këtë rrugë më shpejt, duke ndryshuar qeverisjen,” është shprehur Kryeziu.

Ai shtoi se me PDK-në qytetarët nuk do të shohin “pamje mjeruese” të rrugëve.

“Ne kemi kryer punë gjithmonë dhe do të vazhdojmë të kryejmë punë,” deklaroi ai.

Qëndrim Kryeziu garon në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e PDK-së me numrin 103.

VIDEO