Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nuk është turp të jesh i varfër. Turp është të trajtohesh nga shteti si i tillë

Nuk është turp të jesh i varfër. Turp është të trajtohesh nga shteti si i tillë

Shkruan: Nikollë D. Ukaj

Vendimi i fundit i Albin Kurtit për të ekzekutuar nga 100 euro për 4 kategori, ngjan me një prind që nuk i kryen përgjegjësitë prindërore, por është i gatshëm t’ia blejë një top futbolli fëmijës vetëm për t’ia “gënjyer” mendjen. Dhe fëmija do të vrapojë i lumtur me topin, pa e kuptuar se, në një mënyrë, prindi e ka mashtruar. Por edhe në këtë rast, kush është i dështuar: fëmija apo prindi?

Kosova renditet ndër vendet më të varfra në Evropë, ndërsa varfërinë kryeministri po e “thellon” duke shpërndarë para. Kështu shpërblehet varfëria? Kështu kapërcehet varfëria? Me këso “investimesh”, apo me ekonomi stabile e të qëndrueshme, ku qytetari gëzon punën dhe të ardhurat që i fiton nga puna e vet?

Kjo është një marrëdhënie e pashëndetshme qytetar–shtet, që nuk duhet të pranohet, as të lejohet, por të kundërshtohet. Qytetari nuk është lypës dhe nuk meriton të trajtohet si i tillë. Ndërsa shteti nuk duhet t’i lajë dështimet dhe fajet e veta me nga 100 euro.

Kjo nuk është llogaridhënie.

Kjo nuk është përgjegjësi shtetërore.

Kjo nuk është shtet.