Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi: “Merrni paratë, por mos e shitni votën”

Dardan Krasniqi: “Merrni paratë, por mos e shitni votën”

Kandidati për deputet, Dardan Krasniqi, ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke kritikuar mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike dhe ndikimin e tyre në votën e qytetarëve.

“Paratë janë të popullit, jo të Albin Kurti-t. Nuk po i jep nga xhepi i vet, por nga djersa e qytetarëve të Kosovës.”

Ai i ka quajtur këto masa përpjekje për ndikim elektoral:

“Kjo është blerje e pastër e votës dhe mashtrim i qytetarit me paratë e tij.”

Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e shesin votën:

“Edhe për 100 euro, apo edhe për më shumë, vota nuk duhet të shitet. Vota është dinjitet.”

Në fund, ai kritikon qeverisjen aktuale, duke thënë se vendi ka nevojë për ndryshim dhe zhvillim real.