Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Motoçikleta godet tre këmbësorë te “Bill Clintoni” në Prishtinë

Motoçikleta godet tre këmbësorë te “Bill Clintoni” në Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Prishtinës, Enis Pllana, tha  se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe tre këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha ai.