Kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu ka zhvilluar një takim me një kultivues arrash, ku është diskutuar për sfidat me të cilat përballen fermerët dhe nevojën për më shumë investime në bujqësi.
Gjatë bashkëbisedimit, fermeri ka kërkuar që të ketë më shumë investime në tokat bujqësore vendore, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së fermerëve të rinj dhe shfrytëzimit të tokave që aktualisht mbeten djerrinë.
Ai është shprehur se vendi ka nevojë për politika që nxisin prodhimin vendor dhe zhvillimin e bujqësisë, ndërsa ka shtuar se shpreson që mënyra aktuale e qeverisjes të ndryshojë.
Nga ana tjetër, Kryeziu deklaroi se “8 milionë euro të humbura nga FatonPeci, me ato para do të mund të investonim në tokën tonë”, duke e lidhur këtë me nevojën për orientim më të madh të investimeve drejt sektorit të bujqësisë dhe prodhimit vendor.