Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zhduken dy vajza të mitura për një ditë në Fushë Kosovë

Zhduken dy vajza të mitura për një ditë në Fushë Kosovë

 

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura gjatë ditës së mërkurë në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në rastin e parë babai ka raportuar rreth orës 12:30 se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkaq, në rastin e dytë, i raportuar rreth orës 22:00, është bërë e ditur se një tjetër vajzë e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku ndodhet.

Të dy rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës./