Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Qëndrim Kryeziu: Sot vendi udhëhiqet nga “njerëz me shumë fytyra”, punët nuk po shihen

Qëndrim Kryeziu: Sot vendi udhëhiqet nga “njerëz me shumë fytyra”, punët nuk po shihen

Kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit kandidon me numër 103 nga radhët e PDK, përmes një videoje të publikuar në Facebook ka deklaruar se sot në vendin tonë po udhëheqin “njerëz me shumë fytyra”, ndërkohë që sipas tij puna e tyre nuk po shihet në terren.

Kryeziu tha se në kohën kur president ishte Hashim Thaçi dhe vendi udhëhiqej nga PDK, janë realizuar shumë projekte infrastrukturore, duke përmendur ndërtimin e autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arben Xhaferi”.

Sipas tij, qeveria aktuale ka lënë shumë rrugë dhe projekte në gjysmë, pa përfundim dhe pa efekt konkret për qytetarët.

VIDEO